Zbulohet fajtori për eliminimin e Beatrixës nga BBV

09:52 | 25 Janar 2022

Banorët po shohin Arbrin si fajtor për eliminimin e Trixës.

Aventura e saj prej më shumë se 100 ditësh duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh si dhe duke lënë brenda partnerin e saj Donaldin përfundoi të premten.

E fajtor për daljen e saj ata po shohin banorin e ri, tenisistin Arbrin i cili falë kutisë së Pandorës çoi në nominim tre banorë Donaldin, Trixën dhe Einxhel.

Kjo e fundit në një bisedë me Monikën është shprehur se Arbri nuk ka dashur çifte brenda BBV.

“O të dy bashkë me të dashurin çift, o asnjëri çift” thotë Einxhel duke kërkuar që Arbri të ketë një ballafaqim për këtë situatë.

Komento: