Zbulohet formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Turqisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
4 °C

Zbulohet formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Turqisë

23:41 | 09 Tetor 2019

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Turqisë.

Nga çfarë la të kuptohej, Reja pritet të formojë një formacion thuajse të njëjtë me atë ndaj Islandës.

Në mbrojtje Ismajli dhe Gjimshiti janë të sigurt, ndërsa në balotazh për një vend titullari janë Veseli, Dermaku dhe Kumbulla.

Ky i fundit dje u stërvit veçmas grupit, por nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.

Ndërkohë, në mesfushë Reja do të vendosë pesë lojtarë, por jo në vijë të drejtë. Gjasula dhe Bare janë diga para mbrojtjes, ndërsa pak para tyre do të pozicionohet Memushaj.

Ndërsa nga krahët do të luajnë Lenjani në të majtë dhe Roshi në të djathtë. Sulmi pritet t’i besohet dyshes Manaj-Cikalleshi, që bindi ndaj Islandës me gola dhe asiste.

Në tri seancat e mbetura do të shikohet edhe nëse emra si Seferi, Balaj, Selahi, Abrashi, Ramadani, Trashi dhe Dermaku do të luftojnë për të veshur fanellën e titullarit ose të rreshtohen te tri rezervat e para.

Komento: