Zbulohet gjithҫka! Ky do të jetë trajneri i ri i Arsenalit

00:03 | 26 Nëntor 2019

Së shpejti do të zgjedhet trajneri i ri i Arsenalit.

Trajneri i Ëolverhampton Ëanderers, Nuno Espirito Santo është emri favorit për stolin e Arsenal.

Puna e Unai Emery tek Arsenal është në dyshim, pasi rezultatet negative e kanë kapluar skuadrën londineze.

Me pozitën e Emery në pikëpyetje, shumë emra potencial për punën e trajnerit tek Arsenal kanë filluar të përmenden, përfshirë edhe Mikel Arteta.

Por, ‘Givemesport’ shkruan se favoriti i ri për stolin e ‘Gunners’ është Nuno Espirito Santo, transmeton lajmi.

Portugezi ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën e Wolves duke i mbajtur ata diçka më mirë se mesin e tabelës, madje duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do t’i bëjë trajnerit ndonjë ofertë formale dhe të arrihet marrëveshje.

Komento: