Zbulohet gjithҫka për të ardhmen e Bale

22:56 | 03 Shkurt 2020

Janë zbuluar shumë informacione rreth Gareth Bale.

Jonathan Barnet, agjent i futbollistit të Real Madridit, Gareth Bale ka folur për të ardhmen e futbollistit.

Sipas tij futbollisti nuk ishte në plan që të transferohej te klubi londinez gjatë afatit të janarit.

Barnet gjithashtu ka treguar që dëshira e futbollistit nuk është që të luaj prap në ligën angleze, dhe po ashtu e ardhmja e tij ka të bëjë edhe me të ardhmen e familjes së tij, të cilët janë përshtatur me jetesën në Madrid.

“Gareth është i shumë i lumtur. Të jemi realist për shumicën e klubeve ai është i papërballueshëm, financiarisht”, është deklaruar Barnet.

Po ashtu agjenti i Bale ka thënë që shpreson se kur të vijë koha e largimit të Bale nga Real Madridi. Ai do të bisedojë me të dhe familjen e tij.

Komento: