Zbulohet, ja çfarë i tha Donaldi Beatrixit para se të dilte – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zbulohet, ja çfarë i tha Donaldi Beatrixit para se të dilte

14:19 | 22 Janar 2022

Big Brother vazhdon të jetë njëra nga emisionet më të ndjekura.

Mbrëmë nga shtëpia e famshme është eliminuar këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj.

Ajo është komentuar shumë për lidhjen me Donald Veshaj, andaj edhe kishte frikë për atë se çka e pret jashtë.

Kur po largohej nga shtëpia, Donaldi i dha disa këshilla.

“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha ai duke iu referuar vëllait binjak.

Komento: