Zbulohet! Ja kur transferohet Mbappe te Real Madrid

23:28 | 13 Dhjetor 2019

Real Madrid, e ka vendosur që në verën e vitit të 2021 të transferojë yllin e PSG, Kylian Mbappe.

Madridi ka pasur një interes të gjatë për sulmuesin 20-vjeçar, por mendojnë se një transferim për yllin e Francës është jorealiste në verën e ardhshme,përcjell ORAinfo.

Në vend të kësaj, ata do të kërkojnë të bëjnë ofertën për Mbappe në 2021, kur ai do të hyjë në sezonin e fundit të marrëveshjes së tij në Parc des Princes./ORAinfo/

Komento: