Zbulohet klubi i ri i Messit

10:28 | 26 Gusht 2020

Gazetari i njohur zbulon klubin e ri të Messit.

Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona, sipas gazetarit Marcelo Bechler.

Lionel Messi ka vendosur të transferohet në Manchester City derisa ka vendosur të përfundojë aventurën e tij te Barcelona, sipas Marcelo Bechler, transmeton lajmi net.

Bechler ishte i pari që raportoi për transferimin e Neymarit tek Barceloan dhe tani ka sugjeruar se argjentinasi ka vendosur të ndahet nga gjiganti katalan.

“Messi dëshiron të luajë për Manchester Cityn. Ai e trajton largimin nga Barcelona si diçka që i lëndon shpirtin, por ky është fundi i ciklit”, deklaroi gazetari.

Përveç klubit të Pep Guardiolës, Manchester United, Inter dhe PSG spekulohet se janë klubet e tjera të interesuara për transferimin e Messit.

Komento: