Zbulohet ku e kaloi natën e mbrëmshme Leonora Jakupi

09:52 | 25 Dhjetor 2018

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës shqiptare dhe e cila u bë tejet e njohur që nga paraqitja e saj e parë në skenë.

Këngët e saj u kënduan e u dëgjuan për vite në publikun shqiptar, e vazhdojnë të dëgjohen me nostalgji të madhe edhe në ditët e sotme, përcjell ORAinfo.

Në këtë kohë, Leonora është larguar pak na muzika, sepse ka një kohë të gjatë që nuk ka publikuar këngë.

Mirëpo, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram, ku vazhdimisht poston fotografi të ndryshme të jetës së saj.

Ajo sot ka publikuar një video ku shfaqet duke u relaksuar në Brezovicë. Por këngëtarja nuk ka treguar se me kë e kaloi natën në këtë vend të bukur. /ORAinfo/

Komento: