Zbulohet kush mund ta zëvendësojë Dembelen tek Barcelona

20:38 | 04 Shkurt 2020

Për shkak të mungesave të mëdha, Barcelona po synon të bëjë një transferim edhe pse ka përfunduar afati i janarit.

Klubi katalanas janë duke menduar të shfrytëzojnë rregulloren që u mundëson transferimin e një lojtari edhe jashtë afatit kalimtar.

Katalanët sot janë informuar se Ousmane Dembele ka humbur këtë sezon, shkaku i një lëndimi të ri të pësuar.

Kampionët e La Ligas, janë të interesuar të shfrytëzojnë të drejtën për të transferuar një lojtar.

Rregulli thotë se ky transferim mund të ndodh vetëm për lojtarët brenda Spanjës. Opsionet duken të pakta, por jo të këqija.

Stuani i Gironas shikohet si një mundësi e mirë për Barcelonën, por përmendet edhe Willian Jose i Real Sociedadit.

Barcelona gjithashtu mund të ‘trokas’ edhe në dyert e Villarreal për Carlos Bacca.

Komento: