Zbulohet paga Giampaolos te Milani, trajneri i Interit ka pagë 10 herë më të lartë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zbulohet paga Giampaolos te Milani, trajneri i Interit ka pagë 10 herë më të lartë

09:48 | 12 Shtator 2019

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo radhitet i shtati me rrogën më të mirë në Serie A.

Kuqezinjtë morën vendimin për të zëvendësuar Gennaro Gattuso me Giampaolo pasi i pari u largua nga pozita e tij në fund të sezonit 2018-19.

Giampaolo ishte më parë në Sampdoria, ku fitoi 1.1 milion euro në vit, dhe ka regjistruar një rritje të pagave në 2 milionë në vit me Milanin.

La Gazzetta dello Sport raporton se ka gjashtë trajnerë që fitojnë më shumë sesa Giampaolo i Milanit, përcjell ORAinfo.

Lista fillon me Antonio Conte i cili fiton 11 milionë euro në vit në Inter, që është dyfishi i asaj që merr Maurizio Sarri me Juventus (5.5 milionë euro).

Carlo Ancelotti i Napoli është në vendin e tretë me 5 milionë euro, ndërsa shefi i Romës Paulo Fonseca dhe ish menaxheri i Milanit Sinisa Mihajlovic të dy fitojnë 2 milionë euro.

Në vendin e gjashtë është Gian Piero Gasperini i Atalanta i cili u shpërblye me pagë prej 2.5 milionë euro në vit, për shkakë se zuri vendin e katërt në Serie.

Më pas vjen Giampaolo, i cili fiton njësoj si fituesi i Coppa Italia, Simone Inzaghi me 2 milionë euro në sezon.

Pagat e tjera të dukshme përfshijnë shefin e Fiorentina, Vincenzo Montella, i cili merr 1.5 milionë euro, dhe Igor Tudor nga fundi.

Trajneri kryesor i Udineses fiton 500 mijë euro në vit plus shpërblime, dhe skuadra e tij e kufizoi Milanin në zero goditje në shënjestër në fitoren e tyre 1-0 ndaj kuqezinjve në ndeshjen e hapjes së sezonit. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!