Zbulohet plani i Real Madridit për transferimin e Mbappes

15:43 | 29 Tetor 2019

Kylian Mbappe është në planet e Real Madridit.

Real Madrid është i gatshëm të provojë të transferojë sulmuesin Kylian Mbappe verën e ardhshme.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez ka dëshiruar blerjen e futbollistit francez që nga koha kur ishte në Monaco.

Sipas mediave spanjolle, Perez beson se mund ta transferojë fituesin e Kupës së Botës.

Disa raportimeve thonë që Perez, ka plan të presë deri në fund të sezonit dhe të shpenzojë një shumë të madhe të parave për yllin e PSG-së.

Edhe pse interesimi i gjigantit spanjoll është i madh, ende Perez nuk e ka pyetur klubin francez për vlerën e lojtarit.

Komento: