Zbulohet problemi kryesor në formacionin e Real Madridit

13:15 | 20 Shtator 2019

“AS” zbulon problemin kryesor në formacionin e Real Madridit.

Real Madrid është duke kaluar një periudhë të vështirë.

Real Madrid nuk e ka filluar mbarë sezonin e ri.

“Los Blancos” janë duke u ballafaquar me kritika edhe pas humbjes 3:0 në udhëtim tek Paris Saint-Germain në duelin e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë një analizë të skuadrës nga Santiago Bernabeu dhe shkruan se problemi kryesor qëndron te mesfusha, përcjell lajmi net.

Lëndimet e disa futbollistëve kanë lënë trajnerin Zinedine Zidane me opsione të kufizuara.

Mirëpo, mungesa e një blerjeje të madhe në mesfushë – ku kërkohej Paul Pogba – po ashtu ka bërë që Real Madrid të ketë probleme gjatë këtij fillim sezoni.

Komento: