Zbulohet se çfarë i kishte bërë Xheri, Blerona Zeqirit kur kishte shkuar për herë të parë në RTV 21

22:08 | 12 Qershor 2021

Çfarë i bëri Xheri Blerona Zeqirit kur ajo shkoj për herë të parë në “RTV 21”

Blerona Zeqiri është njëra nga prezantueset më të njohura që shfaqet prej vitesh në “RTV 21”.

Profesionin e saj e filloi nga mosha 14 vjeçare. Këtë punë dikur e kishte ëndërr që më pas ju bë realitet.

E ftuar në një intervistë për “Prive”, bukuroshja shpalosi gjithë rrugën e gjatë drejt suksesit, shkruan “Kosovarja”.

Këtë sukses ajo ia atribuon oratorisë së saj që e posedonte që nga fëmijëria. Blerona u shpreh që filloi me improvizimin e një teme që nuk ia kishte iden, por që ia doli të linte përshtypje në drejtorinë e shtëpisë së madhe mediale, “21”-shit.

Zeqiri tregoi se e para ka qenë Xheraldina Vula ajo që e ka mbështetur në rrugëtimin e saj.

Ajo e falënderon ende Xherin si dhe Florin Kelmendin, Afërdita Kelmendin dhe Eugen Saraçinin, të cilët i quajti si katër shtylla në profesionin e saj.

Komento: