Zbulohet strategjia e Milanit për janar

22:13 | 02 Janar 2022

Dritarja e transferimeve hapet nesër dhe Milan ka një strategji mjaft të qartë për të.

Sipas MilanNews, misioni prioritar mbi të gjitha është nënshkrimi i një qendërmbrojtësi për të mbushur boshllëkun e lënë nga mungesa e Simon Kjaer.

Sven Botman është objektivi i zgjedhur, por Lille po kërkon rreth 30 milionë euro – një shumë që asnjë klub i interesuar nuk i është afruar ende – ndërsa klubi francez dëshiron që ai të qëndrojë në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në shkurt, përcjell ORAinfo.

Maldini dhe Massara do të vazhdojnë të përpiqen për një huazim në formë Tomori me opsion blerjeje, por ndërkohë ka opsione të tjera si Abdou Diallo i PSG-së dhe Attila Szalai i Fenerbahçes nëse Botman nuk arrin.

Për sa i përket shitjeve, tani nuk është çudi të mësojmë se Samu Castillejo dhe Andrea Conti nuk janë pjesë e planeve.

I pari do të largohet vetëm përgjithmonë pa asnjë hua apo formula të tjera për t’u marrë në konsideratë, me Xhenova të etur.

Nëse ai do të shitej, atëherë mund të mbërrinte një tjetër sulmues, ndërsa Conti duket afër bashkimit me Empolin.

Më pas janë edhe rinovimet e Ismael Bennacer, Theo Hernandez dhe Rafael Leao për të cilat po punohet.

Në Casa Milan ata kanë besim se do të arrihet një marrëveshje me çdo lojtar që mund të kënaqë të gjithë. Franck Kessie nuk ka gjasa të qëndrojë për momentin, por Milani do të vazhdojë të përpiqet. /ORAinfo/

Komento: