Zbulohet transferi i ri i Juventusit për sezonin e ardhshëm

19:36 | 14 Mars 2022

Juve do një mesfushor qendror për sezonin e ardhshëm.

Juventusi do të nënshkruajë me një mesfushor qendror në afatin kalimtar veror.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano përmes një postimi në faqen e tij.

Sipas njoftimit, Zonja e Vjetër dëshiron të ketë një lojtar të rëndësishëm në atë pozitë.

Hamed Traore i Sassuolos, i cili mund të kushtojë rreth 16 milionë euro, është përmendur si opsion, mirëpo Bianconerët kanë plane të tjera.

Klubi bardhezi synon të angazhojë një lojtar të njohur në pozitën e mesit të fushës, në mënyrë që ta përforcojë këtë fazë.

Komento: