Duket se është gjetur zëvëndësuesi i Neymarit.
PSG do t’i dërgojë një ofertë Tottenhamit për mesfushorin Christian Eriksen, nëse Neymar largohet në drejtim të Barcelonës.
Eriksen ka zbuluar se është i hapur për një sfidë të re në fillim të kësaj vere, ku lidhej për një transferim te Manchester United, gjë e cila nuk u materializua.
27 vjeçari së fundi përflitej si një alternativë e Zinedine Zidane për mesfushën, por tani PSG është shfaqur si një destinacion, nëse ai vendos të largohet nga Londra.
Sipas ‘La Parisen’, kampionët e Ligue 1 do t’i ofronin Tottenhamit deri në 100 milionë euro për reprezentuesin e Danimarkës.