Zhegrova e Kololli pajtohen pas zënkës, publikohet videoja

14:37 | 12 Tetor 2019

Pajtohen pas zënkës që patën dy futbollitët e Kombëtares.

Në stërvitjen e djeshme të Kombëtares së Kosovës, kishte ndodhur një përplasje fizike mes dy futbollistëve, Edon Zhegrova dhe Benjamin Kolollit.

Mirëpo, situata ka ndryshuar gjatë stërvitjes së sotme.

Në një video të bërë nga “Indeksonline” shihen se ‘gjakrat’ ndërmjet dy yjeve janë qetësuar.

Zhegrova dhe Kololli janë parë në “Fadil Vokrri” duke disktuar me njërin tjetrin, për të lënë anash atë episod të pahijshëm që ndodhi mbrëmë.

Komento: