Zhegrova sërish titullar, Ademi shënoi në fitorën e Baselit

18:37 | 10 Nëntor 2019

Basel e ka mposhtur 3-0 Luganon në Superligën e Zvicrës me Edon Zhegrovën sërish si titullar

Baseli vazhdon të arkëtojë pikë në Superligën e Zvicrës.

Këtë të diel, Basel e mposhti në udhëtim Luganon, me rezultat të pastër 3-0.

Në këtë ndeshje startoi sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, transmeton express.

23-vjeçari shënoi golin e parë për të zhbllokuar rezultatin, për 1-0 në minutën e 13-të, derisa shënuan edhe Frei dhe Artur.

Nga minuta e parë luajti edhe Edon Zhegrova, që ka nisur të fitojë besimin e trajnerit. Ai u zëvendësua në minutën e 84’. Titullar ishte edhe mesfushori, Taulant Xhaka.

Komento: