
Gerard Deulofue pritet të rikthehet në Milan.
Ai ishte ndër lojtaret me të pëlqyer në Milan, dy sezone me parë.
Mirëpo ishte Barcelona ajo që nuk e shiti lojtarin spanjoll në ‘San Siro’, duke e rikthyer atë në ‘Camp Nou’, për ta shitur të ekipi nga Premieriliga Watford, përcjell ORAinfo.

E tani duket se Milan do të tentojë të rikthej sërish Deulofuen në ‘San Siro’.
Sipas mediave angleze, Watford është i gatshëm të dëgjonte ofertat për Gerard Deulofeu në janar.
E kjo duket se do të jetë shansa e Milan për ta sjell yllin spanjoll në Serie A.
Kujtojmë qe edhe Deulofue ishte shprehur i gatshëm të rikthehet në Milan. /ORAinfo/