Zhvillime të papritura, Moyes merr drejtimin e gjigantit nga Premier League

23:35 | 25 Nëntor 2019

Davide Moyes pritet të kthehet te Evertoni.

David Moyes do të kthehet si trajner i Evertonit pas gjashtë vjetësh, pasi në këtë post do ta zëvendësoj Marco Silvan që do të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta, ka njoftuar të hënën gazeta britanike “Daily Mirror”.

Evertoni pas 13 xhirove në Premier League, zë vendin e 15 në tabelë me vetëm 14 pikë të mbledhura dhe Silva ka humbur durimin e krerëve të klubit pas disfatës së fundit nga Norwichi (2:0).

Moyes është i papunë prej përfundimit të edicionit 2017/18 kur ishte në krye të West Ham Unitedit, transmeton Koha Ditore. Moyes 56-vjeçar, e njeh mirë Evertonin për shkak se ka punuar në këtë ekip si trajner për më shumë se një dekadë (2002-2013).

Pas largimit nga Evertoni, Moyes pati qenë trajner edhe te ekipet si Manchester United, Real Sociedad e Sunderland, por që nuk pati shijuar ndonjë sukses.

Komento: