Zhvillimet të papritura, këtë fanellë pritet ta djersit Ibrahimoviç

16:30 | 31 Tetor 2019

Drejtuesit e klubit amerikan janë duke bërë përpjekje që ta bindin suedezin të qëndrojë në SHBA
Zlatan Ibrahimovic mund ta vazhdojë karrierën në Los Angeles Galaxy.

Kontrata e sulmuesit suedez me klubin amerikan do të përfundojë shumë shpejt dhe 38 vjeçari është bërë objektiv i klubeve evropiane.

Sidoqoftë, menaxheri i përgjithshëm i LA Galaxy, Dennis te Kloese pret që në ditët në vazhdim t’i nisë bisedimet me Ibrahimovicin për ta zbardhur të ardhmen e tij, shkruan express.

Zyrtari i lartë i klubit amerikan shpreson që ta bindë ish-përfaqësuesin suedez të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, interesim për Ibrën kanë shfaqur ekipet e njohura si Atletico Madridi në Spanjë dhe Napoli, Bologna e Interi në Itali.

Ish-futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit megjithatë duket i vendosur për t’u rikthyer në Kontinentin e Vjetër.

Ibrahimovic ka qenë i papërmbajtshëm që kur lëvizi drejt Los Angelesit nga Manchester Unitedi në vitin 2018.

Ai ia ka realizuar 53 gola në dy sezone për LA Galaxy.

Komento: