Zidane “bllokon” shitjen e yllit të madh

18:12 | 29 Nëntor 2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se sulmuesi 19-vjeçar brazilian, Vinícius Júnior nuk është në tregun e transferimeve.

“Vinícius nuk do të largohet. Është e vërtetë, ai nuk po luan shumë, nuk është koha e tij, por ai mund të bëhet ylli shumë shpejtë”, ka thënë Zidane, përcjell ORAinfo.

Anësori brazilian ka impresionuar me Los Blancos kur iu dha shansi këtë sezon. Edhe pse ai ka bërë 11 paraqitje në të gjitha garat për klubin spanjoll, ai ka filluar vetëm katër herë dhe ka luajtur një lojë të plotë, kundër Levantes në shtator, ku ai dha një asistim./ORAinfo/

Komento: