Zidane ka një kërkesë për tifozët e Realit

20:13 | 24 Nëntor 2019

Zinedine Zidane, u ka bërë thirrje tifozëve të Real Madrid që të ndalojnë të fërshëllejnë Gareth Bale mes tensioneve që ai pati pas festimit të tij me flamurin e Uellsit.

Bale doli nga pankina dhe mori fishkëllima për të bërë paraqitjen e tij të parë për Real Madrid për shtatë javë në një fitore 3-1 kundër Real Sociedad në Bernabeu, përcjell ORAinfo.

Zidane tha: “Ka shumë zhurmë për Bale, ai dëshiron të jetë këtu dhe të bëjë ashtu si mundet, kjo është arsyeja pse ne nuk duam të flasim shumë për këtë.” Ai është i integruar në grup dhe ai dëshiron të luaj mirë, ashtu si të gjithë të tjerët”, ka thënë Zidane./ORAinfo/

Komento: