Zidane në presion, tregon kush duhet të jetë pasardhësit i tij në Reral

08:52 | 30 Tetor 2019

Real Madrid nuk po kalon kohë momente të mira këtë sezon.

Trajneri nën presion i Real Madridit, Zinedine Zidane ka zgjedhur ish-shokun e skuadrës Raul për të trajnuar gjigantët spanjollë një ditë.

Raul është një legjendë e Real Madridit, sulmuesi që shënoi 323 gola në 741 paraqitje për klubin mes viteve 1994 dhe 2010.

Ai fitoi 16 trofe me Los Blancos, përfshirë gjashtë tituj të La Liga dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.

“Kam luajtur përkrah tij dhe ai ishte një lojtar i rëndësishëm për këtë klub të shkëlqyeshëm”, tha Zidane.

“Jam i sigurt se ai do të trajnojë Real Madridin një ditë”.

Ndryshe, Raul aktualisht është trajner i moshave te Castilla.

Komento: