Zidane po e transferon talentin e madh nga Franca

17:53 | 04 Shkurt 2020

Real Madrid kërkon transferimin e talentit të Lyon.

Real Madrid janë duke monitoruar mesfushorin e ri të Lyon, Rayan Cherki.

Është gazeta ‘AS’, që raporton për interesimin e Real Madridit në talentin e Lyon, përcjell lajmi.

Zinedine Zidane besohet të jetë një admirues i madh i 16 vjeçarit, ndërsa skuadra franceze në anën tjetër mezi janë duke pritur të lidhin një kontratë me Cherki.

Cherki ka shënuar tri gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat për Lyon këtë sezon.

Vlen të ceket se nuk janë të pakta rastet kur Real Madrid ka blerë lojtarë nga Lyon. Rasti i fundit është ai i Fereland Mendy.

Komento: