Zidane tregon se a do të luaj Hazardi nesër nga fillimi

20:44 | 17 Shtator 2019

A do të luaj Hazardi nesër nga fillimi, këtë e ka treguar Zidane.

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë që nënshkrimi i verës Eden Hazard mund të startojë për herë të parë kundër PSG në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Pasi u bashkua me Real Madridin nga Chelsea këtë verë në shumën prej 100 milionë euro, Hazard u desh të humbasë fillimin e sezonit të klubit për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar në para-sezon.

Belgu më në fund bëri debutimin e tij të shtunën pasi Realit shënoi fitore 3-2 në shtëpi ndaj Levante në La Liga.

“Hazard është gati të luajë 90 minuta”, tha Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi pasur edhe disa seanca të tjera dhe unë mendoj se ai mund të luajë 90 minutat e plota. Do ta zbuloni”, deklaroi francezi.

Komento: