Ziyech ‘tradhëton’ Milanin, transferohet te rivalët në Serie A

11:06 | 03 Janar 2022

Hakim Ziyech transferohet në Serie A, por jo te Milani.

Hakim Ziyech në Serie A, por jo te Milani!

Sulmesi i Chelsea, Hakim Ziyech sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge, pasiqë nuk po arrin të gjejë formën e duhur.

Ziyech u transferua te Chelsea në verën e vitit 2020 për 40 milionë euro, por gjatë gjithë kohës është I lidhur me një largim nga Blutë e Londrës

Interesim për Ziyech ka shfaqur Milani, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian për përfshirë në garë për marokenin.

Siç raporton Calcio Mercato, Inter e ka tejkaluar Milanin në garën për Ziyech. Neroaxurët janë në pole position për transferimin e 28-vjeçarit.

Neroaxurët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Chelsean pas shitjes së Lukakut dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: