Zlatan i thotë lamtumirë LA Galaxy, destiancioni i ri Seria A ?

22:55 | 13 Nëntor 2019

Kontrata e Zlatan Ibrahimovic me LA Galaxy skadon në fund të dhjetorit, dhe sulmuesi sapo ka konfirmuar se nuk do të rinovohet.

Prandaj, është vetëm çështje kohe para se të zbulohet destinacioni i tij i rradhës,përcjell ORAinfo.

Ditët e fundit, suedezi i madh ka qenë i lidhur me një kalim te Bologna, AC Milan, Napoli dhe AS Roma. Me fjalë të tjera, atij nuk i mungojnë opsionet, megjithëse mbetet të shihet se sa konkret është interesi nga ato klube.

Në Twitter, ai publikoi një mesazh lamtumirës lamtumire për MLS dhe popullin amerikan, duke u kërkuar atyre ‘të kthehen për të parë bejsbollin’.
Megjithatë, mesazhi konfirmoi gjithashtu se ai nuk ka ndërmend të pensionohet, gjë që e bën Serinë A një mundësi konkrete për të.

“Unë erdha, pashë, u pushtova. Faleminderit LA Galaxy që më bëri të ndjehem gjallë përsëri. Tifozëve të Galaxy – ju deshëtit Zlatan, ju dhashë Zlatan. Ju jeni të mirëpritur. Historia vazhdon … Tani kthehuni për të parë bejsbolli ”, ka shkruar ai./ORAinfo/

Komento: