Zlatan më në fund flet, tregon se te cilat skuadra e ka mendjen

18:58 | 30 Nëntor 2019

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç është një njëra nga temat më të diskutuara nëpër mediat.

Sidoqoftë, duket se vargu i mundësive është duke u ngushtuar, kështu që media të ndryshme sqarojnë se suedezi është midis dy opsioneve: AC Milan dhe Bologna, përcjell ORAinfo.

Ibrahimovic, ka kohë që po vëzhgohet nga Milani, pasi që sipas rossonerëve ai do të ishte shumë efikas para portës.

Për më tepër, suedezi ka thënë në një prononcim për Gazzetta dello Sport se ai mund të “luajë deri në 50”./ORAinfo/

Komento: