Zonjë e rëndë, Adelina vesh këtë fustan provokues për të shkuar në emison televiziv

21:12 | 11 Qershor 2023

Adelina Ismaili, cilësohet si DIVA e muzikës shqiptare.

Me muzikën e saj në fillimet e para, ajo solli një rrymë tjetër, duke thyer shumë tabu si në veshje ashtu edhe në tregun muzikorë, shkruan ORAinfo.

Ajo gjithmonë është pëlqyer shumë nga audienca e saj besnike, pasi gjithmonë ka sjellë risi në çdo vit.

Gjithsesi, tani ajo ka hequr dorë nga muzika, e i është përkushtuar më shumë profesionit tjetër, atë të moderatores.

Krahas moderimit, Adelina po shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me fustan të gjatë e provokues.

Në këtë veshje, Adelina po duket një zonjë e rëndë. /ORAinfo/

Komento: