ZRre publikon një infografikë ku krahason faturat e vjetra me të rejat

16:39 | 09 Shkurt 2022

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një infografikë me krahasimin e faturave sipas tarifave të reja me ato të vitit 2021.

Sipas kësaj inforgrafike, konsumatorët që shpenzojnë 800 kWh do të paguajnë me çmim njësojë siç kanë paguar më parë.

Ndërkaq ata që e kanë tejkaluar këtë shifër do të paguajnë më shumë.

Nga ZRrE thonë se personat që konsumojnë 900 kWh do të paguajnë 5.1 euro më shumë. Pra me faturën e vjetër konsumatorët kanë paguar 52.9 euro për shpenzimin e 900 kWh, ndërsa me tarifat e reja do duhet që te paguajnë 57.9 euro.

Ndërkohë konsumatorët që shpenzojnë një megavat energji elektrike në muaj tani do të paguajnë 68.6 euro nga 58.5 euro sa kishin paguar më parë.

E ata konsumatorë që shpenzojnë 1100 kWh tani do të paguajnë 79.4 euro nga 64.2 euro sa kanë paguar më parë. Rritja është për më shumë se 15 euro.

E qytetarët që shpenzojnë deri 1200 kWh do të paguajnë 90.1 euro nga 69.9 euro sa kanë paguar më parë. Rritja në faturë do të jetë 20.3 euro.

Këto llogaritje të ZRrE-së janë bazuar në raportin tarifa e lartë 61% dhe tarifa e ulët 39%.

Krahasimi i faturave sipas tarifave të reja me ato të vitit 2021

Komento: