Zyra e BE-së i fton përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportinin për Kosovën 2025

16:38 | 18 Mars 2025
zyra-e-be-se-i-fton-perfaqesuesit-e-shoqerise-civile-qe-te-kontribuojne-ne-raportinin-per-kosoven-2025

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportin e BE-së për vendin 2025.

BE-ja thotë se kontributi i tyre do të ndihmojë në krijimin e një vlerësimi të saktë e gjithpërfshirës.

“Thirrje për Kontribute: Raporti Kosovë 2025. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë fton përfaqësuesit e shoqërisë civile të kontribuojnë në Raportin Kosova 2025. Kontributi juaj është i paçmueshëm për të ndihmuar në krijimin e një vlerësimi të saktë dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në një postim të zyrës së BE-së në Facebook.

Afati për t’u ofruar për të kontribuar në këtë raport është 8 prill 2025.

Komento: