Zyrtare: Coutinho largohet nga Barça, shkon tek ky klub

10:47 | 07 Janar 2022

Coutinho largohet nga Barcelona.

Skuadra e Barcelonës ka bërë njoftimin zyrtar për Philippe Coutinho.

Braziliani Philippe Coutinho do të shkojë në formë huazimi te skuadra e Aston Villa, përcjell lajmi.net.

Siç bën të ditur faqja zyrtare e Barcelonës, lojtari do të jetë në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Në marrëveshje përfshihet edhe opsioni për ta bërë transferimin permanent në fund të sezonit.

Skuadra angleze paguan një shumë të konsiderueshme të pagës, dhe kjo liron hapësira që Barca ta regjistrojë Ferran Torres.

Komento: