ZYRTARE: Ekipi nga Serie A shkarkon trajnerin

14:49 | 01 Nëntor 2019

Rezultatet e dobëta kanë bërë që Udinese ta shkarkojë trajnerin Igor Tudor.

Kroati ka paguar shtrenjtë dy humbjet e thella ndaj Atalantës dhe Romës, sfida në të cilat skuadra e tij pësoi plot 11 gola dhe shënoi vetëm 1, pasi është shkarkuar nga detyra.

Tudor largohet kështu për herë të dytë nga stoli i skuadrës friulane pasi edhe në 2018-ën pasi arriti të siguronte mbijetesën në 4 ndeshjet e fundit që drejtoi Udinesen nuk iu ofrua një kontratë e re.

Për momentin drejtimin e Udineses e ka marrë Luca Gotti, ndërkohë që drejtuesit e klubit po shikojnë për pasuesin e kroatit.

Janë plot 6 emra në axhendën e tyre duke filluar nga Colantuono, Guidolin e Marino por edhe Di Biagio, Ballardini e Carrera.

Komento: