ZYRTARE: Eriksen i bashkohet Interit

15:04 | 28 Janar 2020

Është zyrtare, Christian Eriksen është një lojtar i ri i Interit.

Marotta dhe Ausilio rrëmbyen mesfushorin danez megjithë konkurrencën e fortë, mbi të gjitha atë të PSG,përcjell ORAinfo.

Eriksen do të veshë bluzën numër 24 dhe do të fitojë rreth 8 milion euro në vit për pesë vjet.

Ish- ylli i Tottenham do të marrë pjesë në seancën e parë stërvitore sot me Antonio Conte në orën 3 pasdite, i cili tashmë mund ta vendosë atë në stol për ndeshjen Coppa Italia nesër./ORAinfo/

Komento: