
Mesfushori yll i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen ka refuzuar një ofertë për rinovim të kontratës nga klubi i tij.
Mesfushori i Danimarkës është në vitin e fundit të kontratës së tij me ekipin me qendër në Londrën e Veriut dhe ka tërhequr interes nga Juventus, Real Madrid dhe Manchester United,përcjell ORAinfo.

Sa i përket raportit të fundit, Eriksen ka refuzuar një ofertë për një kontratë të rinovuar me pagë deri në 150,000 në javë pasi ai po kërkon të largohet nga klubi gjatë verës si një agjent i lirë./ORAinfo/