ZYRTARE: Fernandes nënshkruan më këtë skuadër

11:27 | 27 Nëntor 2019

Mesfushori shumë i vlerësuar i klubit portugez Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes ka zgjatur kontratën e tij me këtë klub deri në vitin 2023.

Njoftimi zyrtar u bë nga Sporting përmes llogarisë së tyre zyrtare në Twitter në mbrëmjen e së martës, përcjell ORAinfo.

Lajmi do të jetë një befasues duke marrë parasysh faktin se Fernandes ka qenë i lidhur shumë me një transferim në Angli te Manchester United dhe gjigandëve spanjollë të La Liga Real Madrid.

Futbollisti Portugeze ka përfaqësuar klubin e tij aktual në 126 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka shënuar 57 gola dhe ka siguruar 44 asistime./ORAinfo/

Komento: