Zyrtare: Genoa shkarkon trajnerin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zyrtare: Genoa shkarkon trajnerin

13:29 | 15 Janar 2022

Genova ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Andriy Shevchenkos si trajner.

“Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin dhe stafin e tij për punën e palodhur në muajt e fundit, – thuhet në shënim. – Drejtimi teknik i ekipit të parë do t’i besohet përkohësisht Abdoulay Konko, i ndihmuar nga Roberto Murgita”.

Më shumë se disfata në Kupën e Italisë ndaj Milanit, humbja në shtëpi e ishsulmuesit ukrainas ndaj Spezia ishte fatale. Sheva nuk ka fituar asnjëherë në kampionat dhe renditja po bëhej gjithnjë më shqetësuese.

“Më vjen shumë keq për tifozët, sepse është një mbrëmje negative në një moment shumë të vështirë, – tha presidenti Zangrillo. – Është ndoshta një nga momentet më të vështira të viteve të fundit për Genoa”.

Komento: