ZYRTARE: Ja ku do të luhet ndeshja, Maqedoni-Kosovë

20:23 | 18 Dhjetor 2019

Është bërë e ditur se ku do të zhvillohet ndeshja, Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Federata Maqedonase e Futbollit vendosi që ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kombeve për kualifikimin në EURO 2020 Maqedoni e Veriut-Kosovë (26 mars) të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” (Filipi II) i Shkupit.

Mediat vendase shkruajnë se FFM-ja do t’ia dërgojë propozimin UEFA-s për sfidën mes fqinjëve ballkanikë.

Nga ana tjetër, Federata Maqedonase e Futbollit shpërbleu skuadrën dhe stafin teknik të Maqedonisë së Veriut me 50 mijë € për renditjen në vendin e tretë në Grupin G për eliminatoret e 2020.

Komento: