ZYRTARE: Juventus nënshkruan me super-lojtarin

18:59 | 19 Nëntor 2019

Mbrojtësi veteran i Juventusit, Leonardo Bonucci ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2024.

32-vjeçari po cilësohet nga shumë si një nga mbrojtësit më të mirë që aktualisht luan në botën e futbollit dhe më parë kishte një kontratë me klubin me qendër në Torino deri në verën e vitit 2022,përcjell ORAinfo.

Njoftimi në lidhje me zgjatjen e kontratës erdhi përmes një njoftimi zyrtar për shtyp të martën në mbrëmje i cili thoshte: “Është një histori e gjatë dhe e fortë; ai që lidh Leonardo Bonucci me Juventusin.

“Dhe është një histori që do të vazhdojë të zhvillohet deri në vitin 2024, pasi ai zyrtarisht shënoi në rinovimin e kontratës së tij me klubin sot “./ORAinfo/

Komento: