Zyrtare: Manchester United nënshkruan me yllin e madh

12:51 | 01 Qershor 2020

Tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur se Manchester United ka nënshkruar me lojarin e njohur, Odion Ighalo.

Ighalo do të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Old Trafford’, përtej marrëveshjes aktuale për huazim.

Nigeriani do të jetë i huazuar tashmë deri në janarin e vitit 2021.

Huazimi i parë i Ighalo kishte skaduar dje, pasi kontrata e lojtarit vlente vetëm deri më 31 maj.

Pak minuta më parë ishte paralajmëruar marrëveshja mes palëve, kurse tashmë gjithçka është zyrtare.

Komento: