
Daniel Maldini, ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e Milanit, duke e mbajtur atë deri në 2024.
Maldini është djali legjendës, Paolo Maldinit, përcjell ORAinfo.
Mesfushori sulmues shpërtheu për ekipin e Diavolo Primavera sezonin e kaluar, duke shënuar 10 gola në 26 paraqitje.

Që atëherë ai ka bërë një përparim në nivelin ndërkombëtar, duke luajtur dy herë për skuadrën e Italisë U- 19 vjeç.
Maldini Jr, i cili u mbush 18 vjeç muajin e kaluar, gjithashtu mund të luajë në të dy krahët./ORAinfo/