Zyrtare: Milan largon lojtarin që e kishte transferuar në verë

13:29 | 27 Janar 2022

Milani e largon Pellegrinin.

Pietro Pellegrini nuk do të jetë më lojtar i Milanit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kuqezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet së palët kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.

Futbollisti ishte i huazuar te “Rossonerët” por nuk mundi të tregonte dot formën e tij më të mirë në Seria A.

“AC Milan njofton se ka përfunduar huazimi i Pietro Pellegri, i cili në këtë mënyrë rikthehet te skuadra që ka në pronësi lojtarin, AS Monaco. Klubi dëshiron të falënderojë Pietron për angazhimin e tij dhe i uron suksese në karrierën”, thuhet në njoftimin e klubit.

Komento: