Zyrtare: Ndodh shkëmbimi i madh Barcelona -Juventus

15:14 | 25 Janar 2020

Barcelona dhe Juventus pajtohen për shkëmbimin e lojtarëve.

Barcelona dhe Juventus janë pajtuar për shkëmbimin e dy lojtarëve.

Pak minuta më parë, faqja zyrtare e skuadrës së Barcelonës ka njoftuar për kompletimin e marrëveshjes, për shkëmbimin Maruqes – Pereira, transmeton lajmi.

Marques do t’i bashkohet skuadrës së Juventus, kurse Barca siguron huazimin e Pereira, me mundësi për blerje të plotë.

Pereira do të jap kontributin e tij te Barcelona B, për pjesën e mbetur të sezonit.

Njësoj edhe Marques, në Itali, do të luajë me skuadrën e dytë të ‘Zonjës së vjetër’

Komento: