
Genk, ka shkarkuar trajnerin e tyre.
Felice Mazzu nuk do të jetë më trajneri i Genk. Ky është vendimi i drejtuesve të klubit belg që kanë bërë me dije që kanë ndërprerë bashkëpunimin me teknikun e tyre.

Rezultatet negative, si në kampionatin e Belgjikës, ashtu edhe në Champions League kanë sjellë fundin e aventurës së 53-vjeçarit në krye të pankinës së Genk-ut.
Një lajm i mirë ky për Napolin, që do të përballet me Genk në 12 dhjetor, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League. Në katër ndeshje të luajtura, ekipi belg ka grumbulluar vetëm 1 pikë.