ZYRTARE: Shtyhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

ZYRTARE: Shtyhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham

15:39 | 15 Janar 2022

Miratohet kërkesa e Arsenalit – shtyhet ndeshja e derbit të Londrës ndaj Tottenham

Është konfirmuar se ndeshja mes Arsenalit dhe Tottenhamit e paraparë të luhej të dielën nga ora 17:30, tani është shtyrë.

Kjo vjen pas kërkesës së Arsenalit për ta shtyrë ndeshjen pas mungesës së madhe të futbollistëve.

Megjithëse skuadrat nuk e kanë konfirmuar ende këtë, gazetari i besueshëm i ‘TheAthletic’, David Ornstein e ka konfirmuar lajmin.

Raportohet se kjo nuk është pritur aspak mirë nga hierarkia e Tottenhamit të cilët ndihen të zemëruar me mendimin e shtyrjes së lojës dhe besojnë se aktualisht nuk ka një shpërthim të koronavirusit në Arsenal, thekson ‘SkySports’.

Komento: