Zyrtarizohet marrëveshja, Liverpool transferon talentin e madh

09:32 | 19 Dhjetor 2019

Liverpooli transferon Minaminon e Salsburgut.

Liverpooli ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me klubin Red Bull Salzburg për transferimin e Takumi Minaminos.

Përfaqësuesi japonez do të bëhet zyrtarisht lojtar i Të Kuqve më 1 janar pasi i finalizoi termat personal dhe e kaloi testin mjekësor të merkurën.

Minamino tha për Liverpoolfc.com: “Ka qenë një ëndërr, ëndrra ime të bëhem lojtar i Liverpoolit. Dhe jam shumë i gëzuar që ky moment arriti”.

“Të luash në Premier League ishte një nga qëllimet e mia. Mendoj se ështe liga më e fortë në botë; mendoja se nëse karriera ime do të avanconte lehtë si futbollist, një ditë do të mund të luaja në Premier League”, tha Minamino.

“Synimi im është ta fitoj Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve, dhe të jap kontribut të mirë për ekipin”, theksoi ai.

Komento: