Aksident në Çagllavicë, përplasen traktori dhe vetura

19:10 | 07 Dhjetor 2018

Numri i aksidenteve është shtuar kohëve të fundit në vendin tonë.

E një aksident ka ndodhur para pak minutash në Çagllavicë.

Aty janë të përfshira një veturë dhe një traktor, të cilët si pasojë e aksidentit kanë përfunduar jashtë rrugës.

Këtë e shohim në imazhet e dërguara nga lexuesit në redaksinë e “Indeksonline”, kurse në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet kompetente.

Më poshtë mund të shihni videon

Komento: