Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë

11:09 | 09 Janar 2019

Një person është gjetur pa shenja jete në një livadh ne fshatin Henc të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Henc të Fushë Kosovës, ku viktima mashkull i komunitetit serb, është gjetur pa shenja jete në një gushë të hapur.

Mësohet se viktima është raportuar si person i zhdukur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Komento: