Vjedhje e rëndë në kryeqytet

10:21 | 16 Janar 2019

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në kryeqyet.

Në Prishtinë një person ka njoftuar policinë se persona të dyshuar e të pa njohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij të marrë me qira.

Më këtë rast atij i kanë vjedhur para të gatshme, pesë orë dore, një zinxhir dore prej ari, parfume të ndryshme, si dhe pasaportën në emër të ankuesit lëshuar nga një shtet i huaj, njofton raporti policor.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.

Komento: